Ronaldo Nazario: Askush nuk di si ta ndalë Francën, është favorite për ta fituar Kupën e Botës

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ka mbetur i mahnitur nga forma e Francës në Kupën e Botës 2026, duke e cilësuar sulmin e Gjelave si pothuajse të pandalshëm.

“Me sinqeritet, nuk e di se si mund ta ndalësh këtë sulm të Francës. Kylian Mbappe shënon pa pushim, Michael Olise krijon raste sa herë prek topin, Bradley Barcola po finalizon gjithçka, ndërsa Ousmane Dembele po shkatërron mbrojtjet me shpejtësinë e tij. Është e frikshme ta shikosh këtë ekip”, u shpreh Ronaldo.

Sipas tij, forca më e madhe e Francës është fakti se nuk varet nga një futbollist i vetëm, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse ndal Mbappen, Olise të ndëshkon me një pasim vendimtar. Nëse ndal Olisen, Dembele fiton çdo duel një kundër një. Nëse ndal Dembelen, Barcola shfaqet në zonë për të shënuar. Si mund të përgatitesh për një skuadër të tillë?”

Në fund, braziliani theksoi se Franca është favoritja kryesore për të fituar Botërorin.

“Për mua, Franca është qartësisht favoritja për ta fituar këtë Kupë Bote. Nëse vazhdojnë me këtë nivel, do të jetë shumë e vështirë që ndonjë kombëtare t’i ndalojë”.

Latest news
Related news