Kush vetëlavdërohet dhe mburret se s’na duhet Amerika, nuk është me këtë popullSinjali

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dha mesazhe të fuqishme nga Gllogjani në Akademinë Përkujtimore të Epopesë së Gllogjanit.

Haradinaj, veç rikujtimit të luftës së lavdishme, ktheu vëmendjen edhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës që bënë që NATO-ja të bombardonte ish-Jugosllavinë e që çoi në çlirim të Kosovës nga forcat ushtarake dhe aparati shtetëror i Sllobodan Millosheviqit.

Është mallkim nëse ne vetëlavdërohemi dhe harrojmë ndihmën e atyre që na kanë dhënë në kohën më të vështirë të jetës tonë, ndihmën e Amerikës. Është mallkim t’ia rrahim krahët njëri- tjetrit të themi se nuk kemi nevojë për askënd se ne vetë e ruajmë lirinë tonë, e mbrojmë kufirin e e mbrojmë veriun. Për të mbrojtur vendin në interes tonin e të jetës tonë e kemi jetike aleancën me Amerikën.

Kush vetëlavdërohet, kush mburret, ta dini se nuk me këtë vend e me këtë popull. Edhe ata të tjerë të huaj që na rrahin krahun e na thonë nuk keni nevojë më qoftë për Amerikën qoftë për të tjetër, nuk na duan të mirën. Aleancën me Amerikën duhet ta ruajmë si ditën e 24 marsit 1999”, tha Haradinaj para të pranishmëve në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news