Ky është 56-vjeçari që i vodhi telefonin një gruaje në PrishtinëSinjali

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast i cili është konfirmuar më 1 maj 2025, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku një grua është bërë viktimë e një grabitjeje në stacionin e autobusëve.

Siç mëson Sinjali viktima, K.K-R, rreth 35 vjeçare, ka raportuar në polici se gjatë pritjes së autobusit, një person i panjohur që ndodhej afër saj, ia ka vjedhur telefonin Samsung A54.

Pas hetimeve të kryera nga njësia e hetimeve të Policisë së Kosovës, është identifikuar dhe arrestuar një burrë, rreth 56-vjeçar, i cili në fillim u akuzua për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, por më pas rasti është ri-kualifikuar si “Vjedhje”.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Bujar Ajazi.

Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është lëshuar urdhër për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa rasti i është referuar njësisë së hetimeve për procedura të mëtejme.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Gjilan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news