Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Leposaviqit, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në prani të vajzës së tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti është denoncuar dje nga një grua 39-vjeçare me inicialet S.S., e cila ka raportuar se një natë më parë, rreth orës 23:00, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje brenda shtëpisë së tyre në fshatin Zemanicë.
Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuar për rastin është: Bajon Stevanoviq, 38 vjeçar.
Sipas viktimës, burri i saj, e ka goditur me shqelm në këmbë, duke i shkaktuar lëndime trupore, ndërsa dhuna ka ndodhur në prani të vajzës së tyre të mitur, e cila gjithashtu ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve.
Të dyja – viktima dhe dëshmitarja – kanë deklaruar se dhuna nuk është rasti i parë, pasi i dyshuari është konsumues i rregullt i alkoolit dhe sjelljet e tij të dhunshme janë të përsëritura.
Pas arrestimit, Policia ka kryer matjen e nivelit të alkoolit në organizmin e të dyshuarit, e cila ka rezultuar rreth 1.9 promil, që nënkupton nivel i lartë i dehjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është vendosur masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa me rastin është duke u marrë njësia për dhunë në familje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



