Përballja Angli – Argjentinë, do të rikthejë rivalitetin historik në Kupën e Botës.
Kjo konsiderohet si ndeshja më e madhe e Anglisë që nga finalja e Kupës së Botës në vitin 1966.
Ndonëse kombëtarja angleze arriti në gjysmëfinale tetë vjet më parë dhe luajti ndaj Kroacisë, ballafaqimi i sotëm me Argjentinën, ka një peshë krejtësisht tjetër, raporton BBC.
Edhe pse ekipi i Thomas Tuchel, ka luajtur finale evropiane në vitet e fundit, asgjë nuk krahasohet me rëndësinë e një ndeshjeje në Kupën e Botës.
Kjo sfidë rikthen në skenë një nga rivalitetet më të mëdha në futboll, të mbushur me episode që kanë lënë gjurmë ndër vite.
Nga goli i famshëm “the Hand of God”, kartoni i kuq i David Beckhamit, penalltia e humbur nga David Batty, deri te përballja e parë e Lionel Messit kundër Anglisë, të gjitha këto e bëjnë këtë duel edhe më të veçantë.
Me gjithë historinë dhe emocionet, kjo gjysmëfinale i ka të gjitha elementet për t’u konsideruar një klasik i paharrueshëm i Kupës së Botës./Klankosova.tv







