Zyrtare: Pierre-Emerick Aubameyang rikthehet në La Liga, transferohet te Deportivo La Coruna

Sulmuesi gabonez Pierre-Emerick Aubameyang do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja mes Olympique Marseille dhe Deportivo La Coruna është arritur dhe transferimi tashmë është i mbyllur.

Deportivo do të paguajë 1.5 milionë euro për kartonin e 37-vjeçarit, i cili largohet nga Marseille për të nisur një aventurë të re në La Liga, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë lëvizje, Aubameyang rikthehet në futbollin spanjoll, ku më parë ka veshur fanellën e Barcelonës, ndërsa tani do të jetë një nga përforcimet më të rëndësishme të Deportivo La Corunas për sezonin e ri.

Latest news
Related news