Korrje-shirjet: M&Sillosi hap hambarët për grurin e Kosovës (VIDEO)

Në tokat më të mira të Kosovës, nga bujqit më të mirë, po korret gruri më i mirë për t’u bartur te gjiganti më i madh i Kosovës, M&SILLOSI, ku ruhen dhe mblidhen 60 mijë tonë grurë vendor.

Bujqit kanë vërshuar në numër të madh, e pranë tyre po qëndron M&SILLOSI, me dhjetëra pika grumbulluese në gjithë Kosovën.

Një nga pikat më të reja të grumbullimit të gjigantit kosovar është ajo në Lipjan, ku shihet një radhë kilometrike e fermerëve që kanë sjellë bereqetin e tyre.

“E ka fal Zoti dukat, grun me bereqet. Sivjet është shumë mirë, 6 mijë kg hektari”, shprehet fermeri që ka sjellë grurin e tij nga Ferizaj, për shkak të kushteve të ofruara nga M&SILLOSI.

Blend Broqi, përfaqësues i M&SILLOSIT, tha se pika në Lipjan është hapur për t’ua lehtësuar fermerëve sjelljen e grurit dhe për të ulur koston për ta.

“Me qëllimin që të jemi më afër fermerëve të zonës së Lipjanit, kemi hapur pikën. Për fermerët është një kosto më e lirë për sjelljen e grurit”, tregon Broqi.

Sipas tij, hapja e pikës grumbulluese të M&SILLOSIT në Lipjan është pritur shumë mirë nga fermerët, ndërsa në gjithë Kosovën janë 20 pika të tilla.

“Pa M&SILLOSIN na nuk mund të marrim frymë, si damar të gjakut”, shprehet bujku Nexhmedin Elshani, i cili kultivon disa hektarë grurë.

Kapaciteti i pranimit nga M&SILLOSI është shumë i madh, vetëm që të përmbushin obligimet e tyre ndaj fermerëve.

“Brenda orës, 200 tonë grurë kemi pranim apo futje në siloset e M&SILLOSIT”, tregon Orhan Ejupi, përfaqësues i M&SILLOSIT.

Një nga pikat më aktive dhe më të fuqishme, me prurjet më të mëdha të grurit, gjendet në rajonin e Malishevës, duke mbledhur edhe fermerë nga komunat që e rrethojnë.

“Jemi në fshatin Mleqan, te pika grumbulluese Lindi-E, një ndër pikat më të fuqishme të M&SILLOSIT. Rendimenti është duke kaluar mbi 5 mijë kg për një hektar”, shprehet Sinan Kryeziu, nga kjo pikë grumbulluese.

E një nga fermerët që ka thyer rekorde është Ilmi Gashi nga rajoni i Malishevës.

“Jemi shumë të kënaqur që po punojmë me M&SILLOSIN, mirë na kanë paguar, janë duke paguar në rregull, ma mirë nuk ka”, shprehet bujku Gashi. /Klankosova.tv

Latest news
Related news