Alban Mehmeti dhe Flora Gashi sjellin bashkëpunimin e ri muzikor “Urime martesa” (VIDEO)

Këngëtari i njohur Alban Mehmeti dhe artistja Flora Gashi kanë bërë të ditur se së shpejti do të publikojnë një bashkëpunim të ri muzikor.

Lajmin e kanë ndarë me ndjekësit e tyre përmes rrjeteve sociale, konkretisht në Instagram, ku kanë zbuluar edhe titullin e këngës së re.

“Urime martesa” do të jetë projekti i radhës që bashkon dy artistët, një këngë e cila pritet të sjellë atmosferën e gëzimeve familjare dhe dasmave shqiptare./Klankosova.tv

Latest news
Related news