Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për tentim vrasjen me thikë në PrizrenSinjali

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive për një rast të rëndë që ndodhi mbrëmë në Prizren, ku një konflikt pas një aksidenti trafiku është përshkallëzuar në tentim vrasje.

Sinjali mëson se i dyshuari kryesor në lidhje me këtë rast është Samidin Krasniqi (rreth 40-vjeçar), i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë N.B (rreth 56-vjeçar), pas një mosmarrëveshjeje që pasoi një aksident me dëme materiale në rrugën “Xhevat Berisha”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një përplasjeje verbale, i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur viktimën në trup, duke i shkaktuar plagë serioze.

Viktima është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas për shkak të gjendjes është transferuar në QKUK për trajtim të specializuar.

Krasniqi është arrestuar nga Policia në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në stacionin policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë.”

Me rastin po merret Hetuesia Rajonale e Prizrenit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tjj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news