Lajmi i fundit: Ndërpritet ndeshja Francë – Irak

Ndeshja mes Francës dhe Irakut, e vlefshme për Kupën e Botës 2026, është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë qytetin e Philadelphias, ku po zhvillohet takimi, duke detyruar organizatorët që të pezullojnë ndeshjen për arsye sigurie, raporton Klankosova.tv.

Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të Francës, me rezultatin 1-0. Golin e vetëm deri më tani e ka realizuar Kylian Mbappe, i cili i dha avantazhin “Gjelave”.

Mbetet të shihet se kur do të rinisë ndeshja, teksa tifozët dhe ekipet janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme nga stadiumi në Philadelphia.

Latest news
Related news