Përleshja në Vlorë, personat e përfshirë u shoqëruan në polici

Një përleshje ka ndodhur sonte në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Bëhet e ditur se disa persona janë përfshirë në një përleshje, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, dhe duke sulmuar një makinë të parkuar me sende të forta.

Sipas TCh, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka arritur policia, duke ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Personat e përfshirë janë shoqëruar në polici dhe bëhet e ditur se ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Policia po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konflikt.

Latest news
Related news