Lajmi i fundit: Sylvinho largohet nga Shqipëria?

Trajneri brazilian Sylvinho nuk do të jetë më në krye të Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar  përmes një komunikate përfundimin e bashkëpunimit me teknikun brazilian, duke i dhënë fund një periudhe të suksesshme që solli rezultate historike për kuqezinjtë, transmeton Klankosova.tv.

Sylvinho ka mbyllur aventurën e tij me Shqipërinë pas më shumë se dy vitesh në drejtimin e ekipit kombëtar.

Po ashtu, FSHF ka konfirmuar se në orën 10:00 do të prezantohet edhe trajneri i ri i Kombëtares në një konferencë për shtyp.

Largimi i Sylvinhos vjen pas një periudhe që konsiderohet ndër më të suksesshmet në historinë e Kombëtares shqiptare.

Tekniku brazilian mori drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023 dhe arriti menjëherë të ndryshojë fytyrën e skuadrës, duke rikthyer entuziazmin te tifozët dhe duke ndërtuar një ekip konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Suksesi më i madh i tij erdhi në kualifikimet për UEFA Euro 2024, ku Shqipëria siguroi një kualifikim historik duke e mbyllur grupin në vendin e parë, përballë kundërshtarëve shumë më të favorizuar.

Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te emri i trajnerit të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht nga FSHF në konferencën e paralajmëruar për mediat.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi pasuesin e Sylvinhos, por pritshmëritë janë të mëdha pas rezultateve historike të arritura gjatë viteve të fundit.

 

 

 

 

 

 

Latest news
Related news