Lamtumira zemërthyese e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid

Futbollisti francezm Antonie Griezmann la një trashëgimi të paharrueshme në klubin spanjolle, Atletico Madrid.

Griezmann do të vazhdoj karrierën e tij në Major League Soccer ku do të transferohet në fund të sezonit, me surprizën e madhe që është se ai do të largohet duarbosh nga një klub ku u bë një legjendë, pasiqë do ta mbyll sezonin pa asnjë trofe.

Marca ka raportuar se sulmuesi francez kishte shpresuar të thoshte lamtumirë të ëmbël në Budapest të Hungarisë ku do të zhvillohet finalja e madhe e Champions League, por një gol nga Bukayo Saka e mohoi atë moment, transmeton Klankosova.tv.

Tani, lamtumira e tij do të vijë në Villarreal në ndeshjen e fundit të LaLiga.

Me më shumë se 500 paraqitje, transmeton klankosova.tv, ai llogaritet si një ndër lojtarët më  të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të klubit spanjoll, vetëm legjenda Koke (735), Adelardo Rodríguez (553) dhe Jan Oblak (535) kanë luajtur më shumë ndeshje me fanellën e Atletico Madridit.

Megjithatë, ai ka arritur t’i shënojë 212 gola, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit, së bashku me 94 asistime, duke u renditur i treti – pas Koke (111) dhe Enrique Collar (101).

Griezmann poashtu ka arritur të fitojë një Superkupë të Spanjës, Europa League dhe një Superkupë UEFA.

Ai pritet të transferohet se skuadra Orlando City SC, duke iu bashkuar një lige në rritje që është bërë një destinacion për yjet e mëdha të futbollit. /Klankosova.tv

 

 

Latest news
Related news