Përfaqësuesit e partive politike janë ftuar për konsultime në një sallë për të diskutuar hapat që do të merren më tej në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të enjten.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka theksuar se qëllimi i këtyre konsultimeve është që të sigurohet që seanca të vazhdojë pa asnjë shkelje të mundshme procedurale.
Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas ftesës së kryesuesit të Kuvendit për një takim konsultues me përfaqësuesit e partive politike, duke e cilësuar veprimin si të paprecedent dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kjo që sapo bëri kryesuesi është rast i paprecedent… kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë akterët në këtë rast. Ajo çka mund të bëj është që ta qes në rivotim raportin. Përfaqësuesit e LDK shkuan për ta diskutuar këtë çështje. Nuk ka nevojë që të ftojë partitë politike në këtë fazë”, ka thënë Kica-Xhelili.
Ajo shtoi se qëndrimi i LDK-së nuk ndryshon dhe se “e vetmja mënyrë e paprecedent është se si këta sillen më rregulloren e Kuvendit të Kosovës.”
Ndërkohë, deputetja tjetër nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, theksoi se në takimin e thirrur nuk është diskutuar asgjë, duke shtuar:
“Pasi Dehari nuk ka të drejtë të thërras për konsultim anëtarët e partive politike.”
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



