LDK-ja e para në zgjedhjet e reja? – Zemaj i bindur (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj,  ka deklaruar se LDK mund të dalë subjekti i parë politik nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Zemaj tha se partia e tij tashmë ka performancë të mirë dhe po punon për të fituar zgjedhjet.

“Unë s’mund të paragjykoj, por ne punojmë për zgjedhjet e jashtëzakonshme që t’i fitojmë. Jemi duke punuar dhe kemi performancë të mirë”, u shpreh ai.

I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli nëse LDK ka gjasa reale të dalë e para, Zemaj u përgjigj “Sigurisht”.

“Sigurisht”!

Kemi rezultat të mirë në zgjedhjet lokale dhe partia në çdo komunë ka më shumë vota sesa në zgjedhjet e kaluara. Do të angazhohemi që t’i fitojmë zgjedhjet”. /Klankosova.tv

The post LDK-ja e para në zgjedhjet e reja? – Zemaj i bindur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news