Lejlekët që nuk shtegëtuan, pse po ndodh ky fenomen? (VIDEO)

Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur në lidhje me lejlekët që nuk po shtegëtojnë.

Ai u shpreh se lejlekët janë në gjendje të mirë fizike, por kjo po ndodh për shkak të ngrohjes globale.

“Ka një javë që ata po qëndrojnë në të njëjtin vend, pra nuk kanë shtegëtuar në kontinentin afrikan, siç do të duhej të ishte”.

“Fillimisht ajo çka na ka interesuar është të dimë nëse janë të lënduar apo kanë probleme për shkak të ndonjë lëndimi që të vazhdojnë fluturimin, por morëm informacion se ata janë në një gjendje fizike shumë të mirë dhe kjo na lë të kuptojmë që ngrohja globale apo gjithçka tashmë po ndryshon”, u shpreh ai./Klankosova.tv

The post Lejlekët që nuk shtegëtuan, pse po ndodh ky fenomen? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news