Aventura e Robert Lewandowskit te Barcelona duket se po shkon drejt fundit. Sulmuesi polak pritet të largohet nga kampioni i Spanjës pas përfundimit të sezonit, ndërsa edhe agjenti i tij ka lënë të kuptohet se palët po shqyrtojnë opsione të reja për të ardhmen.
Vetë Lewandowski ka deklaruar për mediat polake se do të presë ofertat dhe më pas do të vendosë për hapin e radhës në karrierë, duke mos e përjashtuar as një aventurë në një kampionat tjetër.
Sipas raportimeve nga Spanja dhe Polonia, Barcelona ende nuk i ka ofruar rinovim sulmuesit 37-vjeçar, ndërsa interesim për të kanë shfaqur klube nga Italia, Arabia Saudite dhe MLS.
Lewandowski iu bashkua Barcelonës në vitin 2022 nga Bayern Munich dhe gjatë periudhës së tij në “Camp Nou” fitoi disa trofe vendorë, (përfshirë titullin e freskët nëLa Liga), duke qenë një nga golashënuesit kryesorë të skuadrës katalanase./Klankosova.tv



