Libani vazhdon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake

Presidenti libanez Joseph Aoun e lidhi pjesëmarrjen e vazhdueshme të vendit të tij në bisedimet me Izraelin me fillimin e një tërheqjeje ushtarake nga zonat e pushtuara të Libanit jugor, sipas një burimi diplomatik të njohur me çështjen.

Pas një sërë takimesh midis Libanit dhe Izraelit në Uashington, një tjetër raund bisedimesh pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Romë.

 Zyra e Aounit tha se ai do të udhëtojë për në Uashington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump më 21 korrik.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga ShBA-ja, të nënshkruar në fund të muajit të kaluar, ushtria izraelite supozohet të tërhiqet nga dy zona të vogla përgjatë të ashtuquajturës “Vija e Verdhë”, e cila përcakton territorin e pushtuar nga forcat izraelite.

 Ushtria libaneze më pas është ngarkuar me ruajtjen e sigurisë në këto zona pilot, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Por që nga nënshkrimi i marrëveshjes, nuk ka asnjë tregues se forcat izraelite janë tërhequr.

Aoun u takua të enjten me ambasadorin e ShBA-së në Liban, Michael Issa, dhe foli për rëndësinë e presionit ndaj Izraelit për të ndaluar operacionin e tij ushtarak në Liban, ndërkohë që përparon marrëveshja e armëpushimit.

Aoun gjithashtu “theksoi nevojën për të ndaluar bombardimet, shpërthimet dhe buldozerët e kryer nga forcat izraelite në një numër qytetesh dhe fshatrash që ato pushtojnë”, tha zyra e tij në X.

Por Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, kundërshtoi idenë e një tërheqjeje të gjerë nga Libani jugor. “Ne nuk kërkuam leje nga askush për të hyrë në Liban dhe nuk kemi nevojë për leje për të qëndruar në Liban”, tha ai në një deklaratë.

Komentet e Katz erdhën pasi Trump tha të mërkurën në samitin e NATO-s se Izraeli do të “dëshironte” të tërhiqte trupat nga Libani jugor.

Latest news
Related news