Limaj: Kosova meriton rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka uruar 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Limaj ka publikuar një video nga momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Ai ka kujtuar të gjithë ata që ranë dëshmorë dhe që kontribuan për lirinë e Kosovës.

“Urime 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Sakrifica, dashuria për vendin, lufta çlirimtare e UÇK-së, aleatët tanë ndërkombëtarë, të gjithë, bashkë, u rreshtuan fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, me shumë përkulje dhe mirënjohje, në këtë ditë të veçantë për historinë shqiptare, kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës. Vendi ynë ka kaluar përmes shumë sfidash dhe vuajtjesh, andaj ky vend, kjo tokë, meriton rritje të fuqishme dhe rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike”, ka shkruar ai.

The post Limaj: Kosova meriton rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news