Lionel Messi nuk do të startoi në ndeshjen ndaj Jordanisë

Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se Lionel Messi nuk do të jetë titullar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 ndaj Jordanisë.

Në konferencën për media, Scaloni bëri të ditur se kapiteni argjentinas do ta nisë takimin nga stoli dhe pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë, me synimin për t’i menaxhuar ngarkesën fizike para ndeshjeve vendimtare, transmeton Klankosova.tv.

“Lionel Messi do të jetë në stol. Me shumë mundësi do të luajë në pjesën e dytë. Ky është një vendim që u jep mundësi edhe lojtarëve të tjerë të kenë minuta. Do të shohim sa kohë do të qëndrojë në fushë”, deklaroi Scaloni.

Tekniku argjentinas theksoi se futbollistët që do të aktivizohen nga minuta e parë e kanë merituar këtë mundësi dhe se dëshiron të ruajë nivelin e skuadrës edhe me ndryshime në formacion.

“Ata janë pjesë e rëndësishme e ekipit dhe kanë kontribuar në sukseset tona. Shpresa ime është që skuadra të luajë njësoj, pavarësisht se kush është në fushë”, shtoi ai.

Scaloni nuk përjashtoi mundësinë që Lautaro Martinez dhe Julian Alvarez të luajnë së bashku në sulm, por theksoi se çdo vendim do të varet nga ruajtja e ekuilibrit të skuadrës.

Ndërkohë, trajneri dha edhe lajme pozitive për mbrojtësin Cristian Romero, duke bërë të ditur se dëmtimi i tij nuk është serioz dhe se gjendja e tij është shumë më e mirë sesa ishte menduar fillimisht.

Latest news
Related news