Formacionet zyrtare: Panama – Anglia

Kombëtarja e Anglisë do të përballet sonte me Panamanë nga ora 23:00, në ndeshjen e fundit të Grupit L në Kupën e Botës 2026.

“Tre Luanët” synojnë fitoren për ta mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë, pasi në xhiron e kaluar barazuan 0-0 me Ganën, transmeton Klankosova.tv.

Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.

Jarell Quansah do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes në mungesë të Reece James, ndërsa nga minuta e parë do të aktivizohen edhe Marcus Rashford dhe Bukayo Saka.

 

Më poshtë gjeni formacionet zyrtare:

Panama: Mosquera; Murillo, Escobar, Cordoba, Andrade, Gutierrez; Martinez, Barcenas, Harvey, Rodriguez; Rodriguez.

Anglia: Pickford; O’Reilly, Guehi, Konsa, Quansah; Bellingham, Anderson; Rashford, Rogers, Saka; Kane.

 

Latest news
Related news