Skuadra e Lirisë përmes një deklarate zyrtare i është kundërpërgjigjur Vëllaznimit, pas incidentit që ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi”, pas ndeshjes mes këtyre dyja ekipeve.
Prizrenasit ia drejtuan disa pyetje Vëllaznimit, lidhur me rastin në fjalë.
Po ashtu, në komunikatë Liria dhe thekson qëndrimin e saj kundër dhunës dhe për drejtësi të barabartë.
“Ku ishte reagimi i Vëllaznimit pas ngjarjeve në Malishevë gjatë ndeshjes së parë mes dy klubeve? Pse nuk dënuat aktet e dhunës kur tifozët dhe lojtarët e tyre sulmuan stafin tonë? Pse nuk i cilësuan si ‘kriminelë’, ashtu siç po bëjnë sot?”.
The post Liria i reagon Vëllaznimit: Pse nuk i dënuat aktet e dhunës kur na sulmuat në Malishevë? appeared first on Klan Kosova.



