Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Ipswchit me rezultat 4-1.
Serinë e golave e hapi Szoboszlai në minutën e 11-të të takimit, kurse në të 35-ën, Salahu e dyfishoi epërsinë.
“Reds” nuk u ndalen më kaq në pjesën e parë, duke shënuar edhe një herë në të 44-ën me Gakpon, njofton Klankosova.tv.
Liverpooli shënoi edhe një herë me Gapkon në minutën e 66-të të ndeshjes, kurse mysafirët realizuan golin e nderit krejt në fund të ballafaqimit me Greaves.
Me këtë fitore, Liverpooli ka 53 pikë dhe është në krye të tabelës, ku ka gjashtë më shumë se ndjekësi më i afërt, Arsenali, ndërsa Ipswichi gjendet në vendin e 18 me vetëm 16 pikë nga 23 ndeshje.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



