Klubi futbollistik Llapi, ka njoftuar zyrtarisht për largimin e 11 futbollistëve pas përfundimit të sezonit 2024/25.
Këto largime vijnë si rezultat i skadimit të kontratave apo marrëveshjeve të ndërsjella për ndërprerje bashkëpunimi.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, konfirmoi përfundimin e kontratave me këta pesë futbollistë:
Vokli Laroshi;
Ahmed Januzi;
Granit Jashari;
Gentrit Limani;
Valmir Veliu.
Ndërkohë, për të kërkuar më shumë minutazhë në skuadra të tjera, me marrëveshje të dyanshme janë larguar para kohe:
Art Hoti;
Avni Selmani;
Erlind Mulaj;
Gramos Murati;
Rinor Tovërlani;
Seyoon Cheon.
Llapi i ka falënderuar të gjithë lojtarët për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë kohës që ishin pjesë e klubit, duke iu uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre.
The post Llapi ‘ndahet’ nga 11 futbollistë appeared first on Klan Kosova.



