Llapi nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Dukagjinit, duke mbetur ende në zonën e barazhit dhe nën presion të madh në luftën për mbijetesë
Të dy skuadrat kërkuan fitoren gjatë 90 minutave, por problemi kryesor vazhdon të mbetet reparti ofensiv, pasi rastet konkrete për gol ishin të pakta dhe realizimi mungoi plotësisht.
Skuadra nga Podujeva tani futet në javët vendimtare të sezonit, teksa në xhiron e ardhshme e pret një përballje shumë e vështirë në udhëtim ndaj Gjilanit.
Gjilanasit kanë vetëm pesë pikë më shumë se Llapi, andaj dueli i radhës mund të ketë peshë të madhe në garën për mbijetesë./Klankosova.tv



