Jason Collins, lojtari i parë i NBA-së që deklaroi hapur se është homoseksual, ka vdekur pas një beteje 8 mujore me një formë agresive të kancerit në tru.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij të martën.
Collins, 47-vjeçar, kaloi 13 vjet si lojtar në ligë për gjashtë skuadra të ndryshme.
Ai e zbuloi orientimin seksual në vitin 2013, një njoftim që erdhi drejt fundit të karrierës së tij si lojtar, shkruan Abcnews, transmeton Klankosova.tv.
Collins ishte diagnostikuar me glioblastomë të fazës 4, e cila ka një shkallë mbijetese jashtëzakonisht të ulët.



