Lulzim Zhegrova tregon si u punësua në stadiumin ku luante djali i tij, Edoni (VIDEO)

Babai i yllit kosovar të futbollit Edon Zhegrova, Lulzimi, nuk kishte qëndruar aspak larg fizikisht nga dali i tij, edhe kur atë e mori një ekip i rëndësishëm i futbollit në Belgjikë.

Në atë kohë Edon Zhegrova ishte fëmijë, pak më shumë se dhjetë vjeçar kur një delegacion sportiv nga Belgjika e vërejti talentin që kishte për futbollin dhe e mori nën menaxhim.

Në intervistën në Rubikon, tash në rolin e kandidatit për deputet, Zhegrova tregoi se si u gjend i punësuar në administratën e stadiumit ku luante Edoni.

“Mua më punësuan në administratë në stadium. Kam punuar tri vite edhe e kam pa të gjithë punën organizative që bahet në stadium dhe jam fascionu sa puna bëhet për me u organizu një lojë që luhet në vikend”.

“Merren ekipe të tëra, janë detyra dhe përgjegjësi të ndara për secilin personel aty. Aty e ke ditë dy ditë përpara lojës, e ke pas orarin se si me u organizu. Kam përvojë tri vite aty dhe e di se si organizohet gjithçka rreth stadiumit, se unë atë përvojë se kam pa kurrë këtu, edhe kjo më ka shty që të jem kandidat për deputet dhe të jap kontributin tim”, ka theksuar Zhegrova.

Që nga ajo periudhë, Lulzimi i ka qëndruar gjithmonë afër djalit, thotë se konsultohet gjithmonë me djalin e tij rreth karrierës sportive, por se nuk i përzihet asnjëherë në vendime, pasi thotë se “Edoni i ka trajnerët, drejtorët sportivë, ekipin. Vetëm me punën e financave e menaxhimeve tjera jam marrë unë”.

Ai madje ka edhe një këshillë për prindërit e sportistëve kosovarë.

“Unë po rri shumë me prindërit që i kanë fëmijët në futboll këtu në Kosovë edhe vazhdimisht u them për fëmijën është shumë e rëndësishme që të jeni të pranishëm fizikisht në stadium. Nuk ke nevojë ti t’i japësh këshilla trajnerit apo t’i bërtasësh fëmijës – pse se bërë këtë, pse s’e bëre atë – ajo është gabim shumë. Për këtë është trajneri profesionist”, ka theksuar Zhegrova.

Tash i fokusuar kryesisht në sport, Lulzim Zhegrova tha se në Kosovë ka sportistë jashtëzakonisht të mirë, sidomos futbollistë, por sipas tij ende mungojnë kushtet.

The post Lulzim Zhegrova tregon si u punësua në stadiumin ku luante djali i tij, Edoni (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news