Tetë herë Topi i Artë, Lionel Messi, ka thënë se prej gjeneratës së re, Lamine Yamali ia kujton më së shumti veten.
Ai pret shumë nga spanjolli që po shihet si pasardhës i argjentinasit te Barcelona.
“Prej gjeneratës së re të lojtarëve, mendoj që Lamine Yamali ma kujton më së shumti veten kur kam startuar”, ka thënë Messi.
“Nuk kam dyshim, për mua Lamine është më i miri i kësaj gjenerate të re…për shkak të asaj që ka arritur deri tash dhe të ardhmes që mund ta ketë”.



