Macron e cilëson `pikë kthese` për Ukrainën

Në fund të samitit treditor të G7 në Évian, presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar takimin si një “pikë kthese” në qëndrimin e aleatëve ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas Macron, presidenti amerikan Donald Trump është bindur të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët, e cila parasheh rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin dhe shtimin e presionit ekonomik ndaj Rusisë.

“Ky është një ndryshim i vërtetë krahasuar me muajt e fundit, jo vetëm nga ana e evropianëve, por edhe e vendeve të G7 dhe të gjithë atyre që mbështesin Ukrainën,” u shpreh Macron në konferencën përmbyllëse.

Ai shtoi se samiti i Évianit përfaqëson një ndryshim të thellë në qasje dhe një gatishmëri të Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me Evropën në mbështetje të Ukrainës. /Burimi: EuroNews/

Latest news
Related news