Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi për një takim të ri për Ukrainën e ku do të marrë pjesë presidenti Zelenskyy.
“Të enjten e ardhshme në Paris do të mbajmë një samit të koalicionit të vullnetarëve në prani të presidentit Zelenskyy”, ka bërë ditur Macron përmes platformës ‘X’..
Ai sqaroi se ky takim do të pasojë mbledhjen e javës së kaluar të shefave të shtabit ushtarak në Paris dhe takimin e zëvendësshefave operacionalë në Londër.
“Ne do të finalizojmë punën tonë për të mbështetur ushtrinë ukrainase dhe për të ndërtuar një model ushtarak të qëndrueshëm dhe elastik për të parandaluar pushtimet e ardhshme ruse. Ne do të përcaktojmë gjithashtu garancitë e sigurisë që mund të ofrojnë forcat evropiane”, ka shkruar Macron.
Tutje, Macron qartësoi se me sulmin e mbrëmshëm Rusia, edhe një herë, tregoi se sinqerisht nuk dëshiron paqe, teksa shtoi se mbrojtja e paqes është ajo që duan.
“Mbështetje e plotë për popullin ukrainas”, ka përfunduar presidenti Macron.



