Presidenti francez, Emmanuel Macron, njofton se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq. Macron informon se ata biseduan për tema “dypalëshe” si dhe diskutime rreth takimeve të fundit të Vuçiqit me Brukselin.
Gjithashtu, Macron tha se Vuçiqit ia ka përsëritur dëshirën që ka që Serbia të vazhdojë përpara në rrugën Europiane.
“Kam folur në telefon me presidentin Vuçiq. Ne diskutuam tema dypalëshe dhe bëmë një përmbledhje pas kontakteve të tij të fundit në Bruksel. Unë ia përsërita dëshirën time që Serbia të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj evropiane”, shkruan në “X” Macron. /Kosova.info/
J’ai échangé au téléphone avec le Président Aleksandar Vučić. Nous avons évoqué les sujets bilatéraux et fait un point après ses récents contacts à Bruxelles. Je lui ai redit mon souhait de voir la Serbie continuer à aller de l’avant sur son chemin européen.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) March 30, 2025



