Mesfushori i Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo, ka thënë fjalë të mëdha për trajnerin e klubit, Michael Carrick.
Ai tha se anglezi i ka dhënë besimin dhe se ai tani i ka shumë borxh.
“Ai më ka dhënë shumë besim kur kam ardhur, më ka futur direkt në ekip dhe më ka mbajtur aty”, ka thënë Mainoo.
“I jam shumë mirënjohës”, përfundoi i riu i Tre Luanëve.



