Incidenti i rëndë në Matiçan: Këta janë dy prej personave të përfshirë

Një përleshje fizike mes pesë personave, eskaloi edhe me përdorimin e armës së zjarrit ku u plagosën dy persona dhe një tjetër mbeti i lënduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi sonte në rrugën “Papa Gjon Pali” në Matiçan të Prishtinës rreth orës 20:00.

Dyshohet se të përfshirë janë dhëndrri E.Pacolli dhe vjehrri F. Xheladini.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri tek ky konflikt, njofton Klankosova.tv.

Deri më tani bëhet e ditur se tre persona po intervistohen në stacionin policor lidhur me rastin.

Latest news
Related news