Gjatë katër viteve të Albin Kurtit në pushtet, marrëdhëniet me SHBA-në kanë qenë të dobëta dhe të mbushura me kritika, ka deklaruar analistja Afërdita Maliqi.
“Ne nuk kemi nevojë për një kryeministër që nuk ka raporte të mira me SHBA-në”.
Fatkeqësisht, gjatë gjithë mandatit të tij, kryeministri Kurti ka marrë vetëm kritika të vazhdueshme, si nga emisari amerikan ashtu edhe nga ambasadori amerikan”, u shpreh Maliqi, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ajo shtoi se deklaratat e fundit të ish-emisarit special Richard Grenell, i cili kritikoi Kurtin për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe veprimet e njëanshme, janë vetëm një tjetër dëshmi e mungesës së aftësisë për të ruajtur raportet mes dy vendeve./Klankosova.tv.
Për të dëgjuar deklaraten e plotë, ndiqeni videon në vijim:
The post Maliqi: Nuk kemi nevojë për një kryeministër që nuk ka raporte të mira me SHBA-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



