Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turkíye, Prof. Dr. Haluk Görgün, raporton Gazeta Sinjali.
Maqedonci bëri të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e industrisë së mbrojtjes, si dhe për hapat strategjikë që do të ndikojnë në forcimin e sigurisë rajonale.
“Industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet tona në fushën e mbrojtjes. Në Antalya, në kuadër të Forumit Diplomatik takova Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turkíye Prof. Dr. Haluk Görgün, me të cilin diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale“, shkroi ai në ‘Facebook’.
Sipas Maqedoncit, kjo lloj qasjeje jo vetëm që e afron më shumë Kosovën me vendet partnere, por njëherësh forcon edhe kapacitetet e brendshme për vetëqëndrueshmëri në prodhimin e municioneve.
“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona 🇽🇰 🇹🇷 si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm“, u shpreh ai.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



