Marrëveshja me Iranin ka marrë fund

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se memorandumi i mirëkuptimit me Iranit “ka marrë fund”, pas sulmeve të kryera nga dyja shtetet orëve të fundit.

Nga samiti i NATO-s në Ankara të Turqisë, Trump ka thënë se nuk dëshiron më të merret me iranianët.

“Me aq sa jam në dijeni, është thjesht humbje kohe të merremi me ta. Janë gënjeshtarë… Ka diçka që nuk shkon me ta. Janë të çuditshëm. Me sa kam informata unë, ka marrë fund”, ka deklaruar Trump.

Ky ishte treguesi më i qartë deri më tani se marrëveshja e Trump pothuajse ka dështuar.

Komentet e fundit të presidentit amerikan pasuan njoftimin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike se kishte nisur sulme ndaj objektivave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj Iranit.

Latest news
Related news