Tashmë është duke u mbajtur ceremonia e fundit e varrimit të tre viktimave nga aksidenti që ndodhi në Skenderaj të hënën.
Gazetari nga Peja, Valdrin Daci, në Kosova Today ka deklaruar se”është duke u bërë falja e namazit të xhenazes”.
Ai tha se në veturën ku ishin të pranishëm viktimat, ishte edhe një djalë, i cili ka shpëtuar.
Daci theksoi se viktimat ishin një burrë dhe grua, si dhe nëna e burrit. Ai tha se ata ishin duke shkuar në Pejë ku jetonin, nga Skenderaj, pasi ishin për vikend tek familja e nuses së shtëpisë.
Vetura e viktimave kishte bërë aksident me një veturë zyrtare të policisë, ku shoferi (zyrtar policor) që ishte duke vozitur është suspenduar nga puna.
The post Mbahet ceremonia e varrimit të tre viktimave nga aksidenti në Skenderaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



