Franca është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Marokun me rezultat 2-0.
Ndeshja pati një moment delikat në minutën e 28-të, kur Kylian Mbappe humbi një penallti, duke mos arritur ta kalojë Francën në epërsi.
Megjithatë, “Les Bleus” reaguan në pjesën e dytë.
Në minutën e 60-të, Franca zhbllokoi rezultatin pikërisht përmes Mbappe-së, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 66-të, Ousmane Dembele shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin.
Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me fituesin e ndeshjes Spanjë-Belgjikë.



