Berisha: Aleanca bëri mirë që refuzoi takimin me Kurtin (VIDEO)

Ish-deputeti Zafir Berisha, ka thënë që Aleanca ka bërë mirë që e ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për takim, ftesë që ai ua bëri liderëve të partive të tjera.

“Pastaj, takimet një nga një me të tre. Me kë do me e ba ky [Kurti]? Në fund me asnjë nuk do me e ba”, tha Berisha në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Këtu, deri diku, e ka lexu edhe e ka gjetë një mes ma të butë Aleanca që nuk iu përgjigj dhe ka bërë mirë që nuk i është përgjigj ftesës”.

“Jo që ka refuzu, por i ka qëndrimet e veta sepse ju e dini, edhe ata që na përcjellin, që para zgjedhjeve të fundit, çfarë injorimi i është bërë Aleancës”.

Sipas tij, vetë këto ftesa janë si mënyrë nga Kurti për të lënë fajtorin e radhës për shkuarjen e sërishme në zgjedhje.

Latest news
Related news