Në Qendrat Komunale të Numërimit është përfunduar deri tani numërimi i mbi dy mijë vendvotimeve nga zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga gjithsej 2 mijë e 498 vendvotime, janë procesuar 2 mijë e 90 prej tyre, që përbëjnë rreth 83.67% të totalit.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se po konsolidohet renditja e kandidatëve më të votuar për Kuvendin e Kosovës, të cilët pritet të sigurojnë edhe mandatet e tyre.
Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, më së shumti vota ka marrë Albin Kurti me 199 mijë e 273, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 156 mijë e 543 vota, Albulena Haxhiu me 91 mijë e 46, Hekuran Murati me 78 mijë e 774 dhe Donika Gërvalla me 74 mijë e 155 vota.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, afër 100 mijë vota ka marrë Bedri Hamza me 99 mijë e 749 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 61 mijë e 399 vota, Arian Tahiri me 53 mijë e 494, Uran Ismaili me 47 mijë e 874 dhe Sala Jashari me 33 mijë e 322 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më i votuari është Vjosa Osmani me 66 mijë e 28 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 59 mijë e 941, Doarsa Kica Xhelili me 46 mijë e 563, Hykmete Bajrami me 36 mijë e 839 dhe Avdullah Hoti me 33 mijë e 653 vota.
Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryeson Ardian Gjini me 34 mijë e 828 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 31 mijë e 444, Daut Haradinaj me 23 mijë e 775, Besnik Tahiri me 20 mijë e 476 dhe Bekë Berisha me 16 mijë e 974 vota.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



