Mbi 805 bursa çdo vit – Studentët e UNI – Universum International College me mundësi studimi në 3+ kontinente

Studimet jashtë vendit janë bërë një nga përvojat më të kërkuara nga studentët që synojnë një karrierë ndërkombëtare. Në UNI – Universum International College, powered by Arizona State University, kjo mundësi është tashmë realitet për qindra studentë çdo vit.

Deri më sot, mbi 2,852 studentë kanë përfituar nga programet e mobilitetit ndërkombëtar, ndërsa 11% e studentëve të UNI-së kanë studiuar jashtë vendit përmes bursave të siguruara nga institucioni.

Si institucioni #1 për ndërkombëtarizim në Ballkanin Perëndimor, UNI bashkëpunon me mbi 221 universitete partnere në mbarë botën, posedon akreditimin ECHE – Erasmus+ Charter for Higher Education dhe është përfitues i 48% të fondeve Erasmus+ në Kosovë për mobilitet studentor dhe staf akademik.

Studentët mund të përfitojnë edhe nga programet Double Degree me universitete prestigjioze si Arizona State University (SHBA), Ludwigshafen University (Gjermani), Kajaani University (Finlandë) dhe University of Northampton (Mbretëria e Bashkuar).

Përmes këtij rrjeti global, studentët kanë mundësi të studiojnë në mbi 10 shtete jashtë Evropës dhe të bëhen pjesë e një eksperience ndërkombëtare që hap dyert drejt karrierës globale. 

📌 Apliko tani: UNI – Universum International College
📧 Email: [email protected]

📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

Latest news
Related news