Është mbyllur me rezultat 1-1 pjesa e parë në ndeshjen Kosovë – Islandë.
Ky duel është i vlefshëm për fazën “Play-Off” të Ligës së Kombeve, dhe kombëtarja që merr rezultat më të mirë në dy përballjet e ndërsjella, edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën B, njofton Klankosova.tv.
Lumbardh Dellova i kaloi në epërsi “Dardanët’ në minutën e 19-të, por pa kaluar as 240 sekonda nga ky realizim, islandezët e barazuan rezultatin me anë të Orri Oskarsson.

Kosova tani do ta kërkojë triumfin në këtë ballafaqim, në pjesën e dytë!
The post Mbyllet 1-1 pjesa e parë në “Fadil Vokrri” appeared first on Klan Kosova.



