Më pëlqejnë vajzat, ma ka mërzitur maminSinjali

Iftuar në “Big Brother Radio” ishte Klajdi Musabelliu për të folur për këngën e re me Irkenc Hykën, por edhe për të komentuar situatat dhe banorët e “BBV4”.

Mes tjerash, Klajdi ka komentuar edhe deklaratën e Bernardit, i cili vuri në dyshim seksualitetin e tij.

Unë nuk e di çfarë ndodhi me Bernardin, me ato pickimet e veta nuk e kuptova kurrë. Nuk e kam fare problem çfarë nxjerr Bernardi nga goja. Po të ishte e vërtetë do e pranoja me krenarinë më të madhe, por mua më pëlqejnë vajzat“, është shprehur ai.

Klajdi komunikoi me Bernardin përmes një lidhjeje telefonike.

Klajdin e kam shumë shok, më vjen keq që nuk arritëm të rrinim shokë deri në daljen time, unë i propozoj një projekt muzikor që Klajdit i përshtatet shumë…. Ajo ishte një deklaratë që thjesht nga sjelljet dhe bisedat që kam bërë me të tre ju. Ishte diçka që unë e thashë në kuadrin që nëse ti sot ke nevojë, unë do jem këtu për ty për çdo suport që ti ke nevojë“, potencoi Bernardi.

Por, Klajdi i tha se nuk do t’i mbajë inat për deklaratën e lëshuar.

“Unë u përpoqa të të pajtoj me Gertin, unë kam qeshur me deklaratën tënde. Jam treguar më shumë se shok me ty, s’të kam mbajtur inat. Kur ia fala G Banit që më nxorri nga shtëpia, që u mbyll ëndrra ime për shkak të tij që më nxorri nga vetja, çfarë mos ti fal Bernardit… Me ka mërzitur mamin, unë jo. Mami e kishte marrë shumë keq deklaratën e tij“, tha ai.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news