“Më vijnë borxhlinjtë e djalit të dera, kërkojnë paratë e veta” (VIDEO)

Babai i Fatjon Zeqirit, të riut nga Ferizaj që dyshohet se la gati 2 mijë franga zvicerane borxh në një agjenci turistike në Preshevë, po përballet, përveçse me sëmundjet që ia solli mosha, edhe me stresin dhe mërzinë që po ia shkakton i biri.

Babai i Zeqirit, i cili foli për Kiks Kosova në kushte anonimiteti, ka thënë se kanë kaluar dy vite që kur nuk e ka takuar djalin.

Sipas pretendimeve, i biri i tij, Fatjoni, kishte mashtruar një agjenci në Preshevë në shumën prej 1,390 frangash zvicerane dhe kishte lënë pas një mori problemesh që ranë mbi shpatullat e të atit në Kosovë, raporton Kiks Kosova.

Ai kishte udhëtuar nga Kosova në Zvicër bashkë me ish-gruan dhe pretendohet se nuk e kishte paguar asnjëherë borxhin ndaj agjencisë turistike në Preshevë.

Agjencia, duke mos pasur zgjidhje tjetër, kishte kontaktuar babanë dhe vëllain e Fatjonit.

I ati, tashmë në pension dhe, siç pohon ai, me shumë probleme shëndetësore, u detyrua të ballafaqohej me borxhlinjtë dhe përfaqësuesit e agjencive që ishin mashtruar nga Fatjoni nga Zvicra.

Sipas tij, kanë kaluar dy vite që kur Fatjoni nuk ka shkelur në derën e shtëpisë së tij.

Mirëpo, mungesa e tij nuk u vu re aq shumë, pasi të njëpasnjëshme ishin vizitat e borxhlinjve.

Detajet e këtij rasti i gjeni në kronikën në vijim:

The post “Më vijnë borxhlinjtë e djalit të dera, kërkojnë paratë e veta” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news