Mehmeti: Do të kontribuoj për personat me nevoja të veçanta (VIDEO)

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Ibadete Mehmeti-Bajraktari ka thënë se do të jetë zëri i personave me aftësi të kufizuara në Kuvend.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ajo tha se do të formohen qendra kushtuar personave me nevoja të veçanta, transmeton Klankosova.tv.

“Në Kosovë nuk kemi shumë përfshirje të personave me nevoja të veçanta në vendet e punës. Ligji thotë se në 50 të punësuar, duhet të jetë i punësuar një me aftësi të kufizuara. Kjo nuk respektohet. Mendoj që duhet, pasi që edhe ligji e lejon”, u shpreh kandidatja për deputete.

“Po më problematike e shoh integrimin e fëmijëve në shkolla, sepse aty fillon problematika, diskriminimi, bullizmi. Këta fëmijë nuk mund t’i lëmë vetëm, pa kujdes, prandaj unë do të kontribuoj shumë në këtë drejtim. Nëse unë arrij të bëhem deputete, do të inicioj me çdo gjë që mundem avancime për të formuar qendra që janë zgjidhje për fëmijët me nevoja të veçanta”.

The post Mehmeti: Do të kontribuoj për personat me nevoja të veçanta (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news