Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, komentoi mundësinë e Kosovës për përfitim nga Plani i Rritjes i BE-së.
Postimi i plotë:
Kosova ka mundësi të përfitojë rreth 883 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së – por vetëm nëse zbaton reformat dhe funksionalizon institucionet.
BE kërkon sundim ligji, luftë ndaj korrupsionit dhe reforma konkrete për zhvillim ekonomik.
- Bllokimet politike po na kushtojnë miliona që mund të shkonin për shkolla, energji dhe punësim.
- Është momenti që të gjithë të veprojmë me përgjegjësi – Plani i Rritjes është shansi ynë për zhvillim real.



