Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke lënë të paktën 30 viktima dhe qindra të plagosur.
Banorët kanë përshkruar momente paniku, ndërsa ndërtesa të shumta u shembën dhe rrugët u mbushën me rrënoja.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende të mbijetuar nën ndërtesat e rrëzuara, ndërsa në disa zona janë dëgjuar thirrje për ndihmë nga personat e bllokuar.
Një prej banoreve të Caracasit, Verónica Oropeza, tha se mendoi se do të vdiste kur apartamenti i saj filloi të dridhej fuqishëm.
“Mendova se do të vdisja,” tha ajo, duke shtuar se ndërtesa ku jetonte është pothuajse e shkatërruar.
BBC ka publikuar edhe pamje nga momenti i tërmeteve, transmeton Klankosova.tv
Shteti i La Guaira, në veri të Caracasit, konsiderohet zona më e goditur.
Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, e cilësoi situatën si një “tragjedi të vërtetë” dhe shpalli disa pjesë të vendit si zona fatkeqësie. /Klankosova.tv



