Për herë të parë, Filarmonia e Kosovës ka ngjitur në skenën e Teatri “Andon Zako Çajupi” një koncert të veçantë, duke dërguar në qytetin e serenatave tingujt e muzikës klasike shqiptare dhe botërore.
Nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari, orkestra interpretoi një repertor të pasur artistik, ku nuk munguan veprat e kompozitorëve shqiptarë, të cilat u pritën me duartrokitje nga publiku.
Momenti më emocionues i mbrëmjes ishte interpretimi i një serenate korçare nga e gjithë orkestra, një surprizë artistike që krijoi një atmosferë të veçantë në sallën e teatrit.
Filarmonia e Kosovës ka përfaqësuar kulturën shqiptare në skena prestigjioze europiane si në Vatikan, Paris, Romë dhe Bernë./A2CNN



