Selektroi i Kombëtarës së Turqisë, Vincenzo Montella duket se ka vendosur se si t’i rëndit lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë nga ora 20:45.
Sipas mediumit “Joueurs Turcs” Montella pritet të bëjë vetëm një ndryshim nga ai që kishte vendosur ndaj Rumanisë në formacionin zyrtar, transmeton klankosova.tv.
Mesfusha e Turqisë pritet të vazhdojë të jetë e ndërtuar nga emra si Calhanoglu, i cili është rikthyer nga lëndimi në kohë për sfidën me Kosovën, si dhe treshja Alper, Guler e Yildiz.
LE XI PROBABLE POUR DEMAIN !
Zeki Çelik remplace Mert Müldür. #BizimÇocuklar
pic.twitter.com/VT0VlyEOJ2
— Joueurs Turcs
(@JoueursTR) March 30, 2026
Formacioni i mundshëm i Turqisë do të jetë: Cakir; Kadioglu, Abdulkerim, Akaydin, Çelik; Calhanoglu, Yuksek; Alper, Guler, Yildiz, Akturkoglu.
Ndërkohë, Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim dhe pritet t’i qëndrojë besnike formacionit të njëjtë që e përdori në ndeshjen me Sllovakinë.



LE XI PROBABLE POUR DEMAIN !
Zeki Çelik remplace Mert Müldür.
