Bisedimet midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin mund të zgjasin “të paktën 6 deri në 7 orë”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
“Pala ruse pret që takimi midis Putinit dhe Trump në Alaska të përfundojë në mënyrë produktive”, tha media shtetërore RIA Novosti, duke cituar komentet nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, transmeton CNN.
Peskov tha gjithashtu se bisedimet Trump-Putin “do të mbahen me pjesëmarrjen e ndihmësve”, pa sqaruar se cilët ndihmës do të përfshihen.
Kremlini tha më parë këtë javë se udhëheqësit do të ndihmohen nga përkthyes gjatë një bisede kokë më kokë në fillim të samitit, përpara se të vazhdojnë bisedimet gjatë një dreke pune.



